Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/14891
Pyetje: Cili është gjykimi mbi masturbim gjatë ditës në Ramazan? Cila është detyra e personit nëse kjo i ka ndodhur disa vite më parë dhe nuk i ka kompensuar ato ditë?
Përgjigje: Masturbimi është i ndaluar edhe gjatë Ramazanit edhe jashtë Ramazanit. Në qoftë se kjo përfundon me nxjerrjen e spermës atëherë agjërimi prishet sepse ai stimulon epshin e tij me masturbim. Kështu agjërimi është prishur. Ai ka mëkatuar dhe është i detyruar që të pendohet menjëherë. Ai është i detyruar që ta kompensojë atë ditë dhe t’i japë ushqim të varfërve për shkak se ka shtyrë kompensimin e këtyre ditëve.