Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ehl-us-Sunneti gjatë ditës së Ashures

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: el-Menar el-Munif (1/111-112)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nuk asnjë hadith që është autentik në lidhje me lyerjen me kuhël, zbukurimin, zgjerimin e furnizimeve, namazeve apo veprave të tjera të mira në ditën e Ashures. Asnjë hadith i vetëm nga profeti nuk është autentik apo i konfirmuar përveç agjërimit në atë ditë. Çdo gjë tjetër është e pavërtetë. Shembuj të haditheve të tilla janë:

“Ai që e zgjeron furnizimin e tij dhe të familjes së tij në ditën e Ashures, do t’i jepet zgjerim i furnizimit nga Allahu pjesën tjetër të vitit.”1

Imam Ahmed tha:

“Ky hadith nuk është autentik.”

Hadithi rreth lyerjes me kuhël, me vaj dhe parfumosjes është i shpikur nga gënjeshtarët.

Për dallim prej tyre, një grup tjetër (Rafidat/Shiat) e kanë përcaktuar këtë ditë në një ditë dhimbjeje dhe pikëllimi. Të dy grupet janë bidatçi, të përjashtuar nga Sunneti.

Sa i përket Ehli Sunetit, ata e presin ditën me agjërim, siç ka urdhëruar profeti , duke shmangur bidatet që shejtani i ka urdhëruar.

Shpërndaje: