Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ehlus-Sunneti dhe bidatçitë përballë argumenteve të Kuranit dhe Sunnetit

Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)

Burimi: “Sherhul-‘Akidetit-Tahauijjeh”, 2/540-541

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Xhehmitë, Komentuesit e Cilësive të Allahut, Mu’tezilitë e Rafidat të gjithë këta çuditërisht mendjes së tyre i japin përparësi kundrejt shpalljes! Për shkak të mendjes, ata i anulojnë argumentet apo i përshtatin ashtu siç u duhen atyre. Për këtë shkak, ata nuk mund të ndikohen dhe të ndryshojnë sipas asaj që porositin në realitet këto argumente. Më e rëndësishme se kjo është se, veprimet e tyre nuk janë sipas mendjes së shëndoshë, ngase mendja e shëndoshë është atëherë kur ajo përputhet me domethënien e saktë të haditheve profetike. Prandaj, sikurse do të kishin gjykuar duke u mbështetur në porositë e haditheve, do të kishin fituar edhe mendjen e shëndoshë, gjë e cila i përshtatet natyrshmërisë së pastër.

Çdo grup prej pasuesve të bidatit, argumenteve (ajetet dhe hadithet) ua japin kuptimin që u përshtatjet bidatit të tyre apo u japin gjykime nëse ato i kundërshtojnë ato!

Nëse ato argumente u përshtaten atyre, atëherë i pranojnë ato. Përndryshe, i konsiderojnë si “të dyshimta”, pastaj i refuzojnë. Prandaj, Ehlus-Sunneti i refuzojnë ata me të madhe.

Kurse, metodologjia e Ehlus-Sunnetit në të argumentuar, është se ata nuk kërkojnë drejtësi përtej argumenteve autentike dhe nuk i vënë ato përballë mendjes njerëzore. Gjithashtu, ata nuk i përshtatin ato me thënien e ndonjërit prej njerëzve. Transmetohet se Buhariu ka thënë: “E kam dëgjuar Humejdin duke treguar se: “Përderisa ishim duke ndenjur tek Shafiu, një njeri erdhi dhe e pyeti për një mesele. Ndërsa Shefiu iu përgjigj duke i thënë se, ky është gjykimi i të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Pasi përfundoi Shafiu, njeriu e pyeti: “Çfarë mendon ti në lidhje me këtë mesele?” Ai ia ktheu: “I Pastër është Allahu nga çdo e metë! A më ke parë duke hyrë në kishë?! A mos më ke parë duke hyrë në sinagogë?! Apo më sheh se kam veshur rripin (që e bartnin mexhusët dhe të krishterët)?! Unë po të them se, ky është gjykimi i të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem ndërsa ti më pyet se çfarë mendoj unë?!”

Shembuj të tillë nga të parët tanë të mirë janë të shumtë.

Thotë Allahu Te’ala:

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَن يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُّبِينًا

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” 33:36

Shpërndaje: