Alameh Bekr bin Abdallah Ebu Zejd
Burimi: Hirasetul-Fadileh, fq. 17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dallimi ndërmjet burrit dhe gruas në trup, aspektin e brendshëm dhe në praktikimin e fesë, ka dallime të qarta dhe këtë duke u mbështetur në Sheriatin Islam, natyrshmëria e krijimit të tyre dhe nga mendja e shëndoshë.
Kjo qartësohet nga ajo se Allahu (subhaneh) krijoi burrin dhe gruan si dy gjysma, të cilat do të përfaqësojnë racën njerëzore. Thotë Allahu:
وَأَنَّهُ خَلَقَ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنْثَىٰ
“Se Ai krijon çiftet, mashkull e femër.” 53:45
Së bashku ata marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë dhe rregullimin shoqëror secili prej tyre me detyrat e veta. Secili prej tyre adhuron Allahun (azze ue xhel), pa dallim ndërmjet tyre në çështjet e parimore të përgjithshme të fesë, siç është çështja e Teuhidit, bindjes, bazat e imanit e islamit, në çështje të shpërblimit e ndëshkimit (në ahiret), në çështje të nxitjes për të bërë vepra të mira e paralajmërimit nga të këqijat, në virtytet e mira dhe përgjithësisht në të gjitha gjykimet, të drejtat dhe obligimet. Thotë Allahu (te ala):
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” 51:56
Dhe thotë Allahu në një ajet tjetër:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” 16:97
وَمَنْ يَعْمَلْ مِنَ الصَّالِحَاتِ مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ نَقِيرًا
“Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.” 4:124
Mirëpo, pasi që Allahu ka dalluar ata ndërmjet vete në krijimtari, rrjedhimisht nënkupton që dallimi ekziston edhe në aspektin e detyrave që ata kanë.