Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 102-103
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse ti i dëgjon devijimet e këtij lideri dhe se qëndrimet e tij kanë lidhje me Rafidat, atëherë dëgjo se si Aid el-Karni e lavdëron atë kur ai thotë:
“Ka shumë mirësi tek Abbas Medeni, por ai nuk është i pagabueshëm. Ideologjia e tij është sigurisht në nevojë për metodologjinë dhe platformën Selefite, por ndoshta e ka sqaruar Ali bin Haxh metodologjinë e selefëve në burg dhe ka vepruar shumë mirë.”
Kështu thotë Aid el-Karni – Allahu e udhëzoftë. Pastaj, ti duhet ta dish se çka Ali bin Haxh mendon për Arabin Saudite dhe dijetarët e saj të mëdhenjë në lidhje me luftën e Gjirit e cila ishte pasojë e sulmit të Sadamit ndaj Kuvjatianëve dhe Arabisë Saudite. Sipas Aid el-Karnit, Ali bin Haxhi ka sqaruar metodologjinë e selefëve dhe ka vepruar shumë mirë. I veshur me uniformë luftarake ai mori me vete një sasi të madhe të ushtarëve me flamuj irakianë dhe u nisën drejt ministrisë së mbrojtjes algjeriane. Ata kërkuan armë për të luftuar në Irak. Ata hidhnin parulla kundër Arabisë Saudite dhe Kuvajtit dhe disa mbanin portrete të Khumeinit.
Ushtarët në fakt u nisën. Kur ata arritën në Jordan ata e falën namazin e së premtes në një xhami në të cilën një njeri i quajtur Esad et-Temimi predikonte. Atë ditë ai e akuzoi shejkh Abdul-Aziz bin Bazin të jetë i verbër si në aspektin e vizionit dhe të kuptuarit. Askush nuk e qortoi atë në asnjë mënyrë – as zëri i FIS:,it ose zëvendësi i tij. Ali bin Haxh nuk u ndal aty. Në predikimet dhe mësimet e tij të përgjithshme ai vazhdoi të shpif dhe të fyej të gjithë dijetarët në Arabinë Saudite duke përfshirë Selman el-Auden dhe të tjerët prej pasuesve dhe simpatizantëve të tij. Së fundi Ali bin Haxh i cili sipas Aid el-Karnit është Selefi dhe i mirë, tha diçka në formën e:
“Unë kam një zgjidhje për haxhin e këtij viti: Le të shkojmë të gjithë në shtëpinë e shenjtë dhe të bëjmë grevë1 derisa SHBA ja dhe familja e Suudit ta braktisë Gjirin.”2
A e ke parë çfarë komploti të turpshëm kanë menduar të bëjnë kundër vendit të dy xhamive të shenjta; vendit të teuhidit dhe sunnetit? Nëse komploti vetëm të ishte i huaj. Më e keqja është se kjo ndodhi edhe brenda vendit. Unë në fakt uroja që Ali bin Haxhi dhe grupi të kishte ardhur me këtë motiv në mënyrë që princi i haxhit nga familja e Suudit të kujdesej për ta dhe t’i kërkonte pendim Ali bin Haxhit. Ai ose do të pendohej ose ai do të dënohej sikurse dënohen terroristët ideologjik dhe material.
1 Në të njëjtën mënyrë sikurse bënë grevë Xhuhejmani dhe Mehdiu i rrejshëm dhe ushtarët e tyre në vitin 1400 h.
2 Madarik-un-Nadhar, fq. 264.