Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mukbil në lidhje me Muhamed Rashid Ridhan

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Rudud Ahl-il-´Ilm, fq. 6

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Në këtë kohë është përhapur se Xhemal-ud-Din el-Afgani, Muhamed Abduh dhe Muhamed Rashid Ridha i përkasin ripërtëritësve (muxheddidinëve) të fesë, dhe se ata i përkasin dijetarëve të mendimit të lirë. Shumë nga dijetarët bashkëkohor kanë deklaruar devijimin e tyre dhe kanë treguar se ata vetëm janë ripërtëritës të devijimit dhe të besimit të Mutezilive. Prandaj ne e dimë të vërtetën rreth tyre. Allahu ka thënë të vërtetën kur thotë:

كَذَلِكَ يَضْرِبُ اللّهُ الْحَقَّ وَالْبَاطِلَ فَأَمَّا الزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَاء وَأَمَّا مَا يَنفَعُ النَّاسَ فَيَمْكُثُ فِي الأَرْضِ

”Kështu, Allahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Sa i përket shkumës dhe mbeturinave që i shtynë uji i shiut, ajo shkon dhe thahet, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë.” 13:17

Ehl-us-Sunneti janë në pajtim se këta persona janë të devijuar.

Megjithatë, Muhamed Rashid Ridha nuk ka marrë atë që e meriton. Disa njerëz janë mashtruar nga refuzimi i tij ndaj pasusve të bidateve. Megjithatë, ata nuk e dinë se bidatet dhe devijimet e tij janë pothuajse në nivel me të tjerëve. Meruan bin Muhamed et-Tatiri tha të vërtetën kur tha:

“Tre persona janë të pabesueshëm; sufisti, rrëfyesi i përrallave dhe bidatçiu që refuzon bidatçitë.”

Shpërndaje: