“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

El-Uadi´i për Ikhuancat, Kardavin, Zindanin, es-Sauin dhe aktrimin

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: el-Burkan, fq. 17-18

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë njoh një person nga koha ime në Medine. Nëse ai dëgjonte në lidhje me një libër në Rijad apo Hixhaz ai shkonte atje për ta blerë atë. Pastaj i ngrati filloi të punojë si mësues në fakultetin el-Iman [në Sana, Jemen].

Ky fakultet është një lloj kolegji si çdo kolegj i el-Ikhuanë el- Musliminëve. A munden ata të sjellin një student të vetëm të diplomuar i cili është bërë referencë? Ata nuk mund ta bëjnë këtë. Madje as edhe një person. Çdo vit, ata marrin miliona për buxhetin e kolegjeve. I pyet ata në lidhje me dispozitën e aktrimeve, edhe pse ata thonë se ata janë nga Ehl-us-Sunneti. Ju nuk jeni nga Ehl-us-Sunneti. Mos i gënjeni njerëzit. Dijetarët thonë se aktrimi është i ndaluar. A e keni braktisur aktrimin për ndalimin e të cilit dijetarët e Ehl-us-Sunnetit janë unanim?

El-Kardavi – Allahu ia preftë gjuhën e tij – i nxitë gratë në aktrim1. Kur kishte thënë Abdul-Mexhid ez-Zindanit se Kardavi thotë: “Ne nuk luftojmë kundër jehudëve për shkak të besimit. Ne jemi duke luftuar kundër tyre për shkak të tokës.”2 ai tha:

“Unë vetëm e di se ai (Kardavi) është një muxhahid, luftëtar.”

Luftëtar? Po, ai lufton kundër Sunnetit dhe largon njerëzit nga Sunneti dhe Ehl-us-Sunneti. Ai thërret në devijim. Ne gjithashtu mund të themi se ai është një imam, një lider. Por ai është lider në devijim:

وَجَعَلْنَاهُمْ أَئِمَّةً يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ لَا يُنصَرُونَ

”Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t’u ndihmohet.” 3

Po ashtu Salah es-Saui është pasardhës i Seid Hauuait. Fatkeqësisht Salah el-Saui, unë të njohë ty nga Egjipti si një njeri modest i cili ishte i kapur për Sunneti. Megjithatë, u sprovove nga pesëqindëshet e Arabisë Saudite në mënyrë që ti u bëre një nga thirrësat el-Ikhuan el-Musliminëve.

_______________________________

1 El-Kardavi ka thënë:

“Është e nevojshme për gruan që të merrë pjesë në aktrim.” Në gazetën kuvajtiane el-Muxhtema (1319 )).

2 Gazeta er-Rejah ( 4696 ). Data: 24/Shaban-1415.

3 28:41.

Shpërndaje: