Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Shrehul-Mumti’ ‘ala Zadil-Mustakni’ (5/296)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pasi që fëmija në barkun e nënës të mbush katër muaj (pas futjes së shpirtit në trupin e tij), dhe nëna e aborton atë, gjykimet që pasojnë janë gjykime sikurse të të gjallëve, sepse ai është njeri.
Dijetarët thonë se fëmija i abortuar i kësaj moshe, detyrimisht duhet të emërtohet (t’i vihet emri). Fëmija i tillë do të ringjallet në Ditën e Gjykimit, prandaj duhet ta ketë një emër, sepse njerëzit do të thërriten me emrat e tyre dhe me emrat e etërve të tyre. Pra, duhet të emërtohen në mënyrë që të thirren me emrat e tyre Ditën e Gjykimit.
Nëse nuk dihet gjinia e të abortuarit -edhe pse kjo pothuajse është e pamundshme-, atëherë duhet të emërtohet me një emër që i përshtatet të dyja gjinive, siç është: Hibetullah, ‘Atijjetullah dhe Nahletullah.