Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Emri i Allahut dhe emri i profetit duhet të shkruhen me nderim

Imam Bedrudin Muhamed bin Ibrahim bin Xhema’ah el-Hamaui (vdiq 733)

Burimi: Tedhkiratus-Sami’ uel-Mutekelim fi Adabil-‘Alim uel-Mute’alim, fq. 160-161

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sa herë që shkruhet emri i Allahut (Te’ala), duhet t’i bashkëngjitet në vazhdim një nderim dhe duhet shkruar p.sh.: “Te’ala”, “Subhaneh”, “’Azze ue Xhel”,“Takaddes”, etj.

Sa herë që shkruhet emri i profetit (salAllahu alejhi ue selem), duhet shkruar (salAllahu alejhi ue selem) dhe duhet shqiptuar atë me gojë.

Selefët dhe Tabiinët e kishin zakon ta shkruanin (salallahu alejhi ue selem), duke e bërë këtë si nënshtrim ndaj urdhrit që gjendet në Fjalët e Allahut Te’ala:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا

“O ju të cilët keni besuar, dërgoni “salavate” për atë dhe përshëndeteni me “selam!” 1

Nuk duhet të lodhesh me të shkruarit e salavateve mbi Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), edhe nëse ai do të përmendet disa herë në një rresht të vetëm.

Kemi parë se disa shkrues të prapambetur e bëjnë këtë gjë, kur ata shkruajnë “s.a.s.”, “s.a.w.s.” ose “slm”.Të gjitha këto janë joadekuate (që nuk përputhen) në lidhje me atë që meriton i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ndërsa, janë transmetuar shumë transmetime në lidhje me të shkruarit e salavateve dhe selameve të plota e jo me shkurtesa.


1 El-Ahzab 33:56

Shpërndaje: