Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

En-Nexhmij e telefonon el-Medkhalin në lidhje me termin ”Xhins-ul-Amal”

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Radd ala el-Ghajthi, fq. 126-127

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

E martë me 23 Rebiul eth-Thani të vitit 1426, unë fola në telefon me Shejkh Rabi el-Medkhalin. E pyeta në lidhje me atë që ti, el-Ghajthi thua:

“Shejkhh Rabi thotë se ai që nuk ka asnjë veprim fare nuk blasfemon.”

E cila është Irxha.”

Shejkh Rabi tha:

“Kjo është gënjeshtër, unë kurrë nuk e kam thënë këtë. Unë them se ai që dëshmon se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut pa i kryer detyrat Islame është kafir heretik që duhet ti kërkohet që të pendohet. Ai ose pendohet, ose ekzekutohet ai. Kushdo që thotë se unë them se ai që nuk vepron fare nuk blasfemon, le ti citojë librat e mia. Megjithatë, unë them se vetë termi “Xhins-ul-Amal,” është i shpikur dhe i panjohur tek Selefët e parë.”

Pastaj Shejkh Rabi më tha mua:

“A din diçka nga Selefët në lidhje me këtë?” Unë u përgjigja: “Jo.”

Bazuar në këtë, ti el-Ghajthi bëne gabime të mëdha kur në disa vende thua se Shejkh Rabi është i devijuar dhe devijues. Kjo është thëni e padrejtë dhe vulgare. Ti je i detyruar që ti kërkosh Allahut falje për shkak se duke qenë i kokëkrisur i ke fyer dijetarët Selefijun të cilët janë të njohur si pasues (të Kuranit dhe Sunnetit dhe jo si shpikës.

Shpërndaje: