Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Engjëjt nuk i afrohen tre personave

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 73-74

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Ammar bin Jasiri (radijAllah anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Engjëjt nuk i afrohen tre personave: kufomës së kafirit, burrit i cili është mbushur me parfum shafrani1 dhe personit xhunub derisa ai të marr abdes.”2


1 Ibn-ul-Athir ka thënë:

“Ai e ndaloi atë sepse është një parfum për gra.”

2 Hadithi është i mirë. Është transmetuar nga Ebu Davudi (2 / 192-193) përmes dy rrugëve, ku njërin prej tyre e transmeton Ahmedi, Tahavi dhe Bejhaki nëpërmjet një prej rrugëve. Tirmidhi dhe të tjerët e kanë vërtetuar atë, e cila mund të diskutohet. E kam sqaruar atë në “Dha’if Sunen Ebi Davud” (29). Transmetimi i parë është forcuar me ndihmën e dy zinxhirëve të tjerë të transmetimeve që el-Hejthemi i përmend në “Mexhma-uz-Zaua’id” (5/156). Prandaj e konsideroj atë të jetë i mirë. Tjetri është transmetuar nga Tabarani në “el-Mu’xhem el-Kebir” (2/143/3) përmes Ibn Abbasit.

Shpërndaje: