Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Engjëlli i ngarkuar me shpallje

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: El-Kaulul-Mufid (1/321) 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“…I pari që do të ngrejë kokën është Xhibrili. Dhe Allahu i flet atij me atë që Ai dëshiron nga shpallja. Pastaj Xhibrili kalon pranë engjëjve tjerë. Çdo herë që ai kalon një qiell, engjëjt e pyesin atë: “Çfarë ka thënë Zoti ynë o Xhibril?” Ai thotë: “Ai ka folur të vërtetën dhe Ai është i Larti, Madhështori.” Pastaj ata të gjithë thonë atë që tha Xhibrili. Pastaj vijen Xhibrili me shpalljen tek ai që e ka urdhëruar Allahu (Azze ue Xhel).” 1

Nga hadithi i lartpërmendur mësojmë rreth besueshmërisë së Xhibrilit (alejhis-selam) kur ai vijen me shpalljen tek ai që Allahu e ka urdhëruar të shkoj tek ai. Kjo është një refuzim i qartë ndaj Rafidave jobesimtarë të cilët thonë se Xhibrili ishte urdhëruar që të vijë me shpalljen tek Aliu, dhe në vend të kësaj shkoi tek Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem). Ata thonë se i besueshmi (Xhibrili) mashtroi dhe devijoi nga Hajdarah e cila është nofka e Ali bin Ebi Talibit. Gjatë Luftës së Hajberit, ai tha: “Unë jam ai të cilin nëna ime e emërtoi me emrin “Hajdarah”.”

Kjo është një kontradiktë nga ana e Rafidave. Për të përshkruar atë (Xhibrilin) me besueshmëri kërkohet që ai të mos tradhtojë. Dhe dihet se Allahu e ka quajtur “El-Emin (i Besueshëm)”.


1 Buhariu ta’likan 8/194 dhe Ebu Davudi 5/106.

Shpërndaje: