Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (18/311)
Përktheu: Valdet Gashi
Në vitin 488 hixhri filloi sprova e el-Basasirit. Ai predikoi në Kufeh, Uesit dhe qytete të tjera në favor të el-Mustansir el-Ubejdi. Një thatësirë e madhe mbizotëroi në Egjipt dhe Andaluzi. Asnjëherë më parë nuk kishte pasur thatësirë dhe epidemi të ngjashme në Kordobë. Më në fund xhamitë u mbyllën dhe askush nuk falej në to. Ai vit u quajt “Viti i urisë së madhe”.