Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë e arsyetojnë Faraonin dhe pabesimtarët

Imam Ibn Hazm el-Andalusi (v. 456)

Burimi: el-Fisal (3/144)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Esharitë gjithashtu thonë se, Faraoni kurrë nuk e dinte se mrekullitë dhe mesazhet me të cilat Musa erdhi tek ai ishin vërtetë nga Zoti. As jehudët dhe të krishterët në kohën e profetit (salAllahu alejhi ue selem) nuk e dinin se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) vërtetë është i dërguar i Allahut. Ata gjithashtu thonë se ata nuk e dinin fare se ai ishte përmendur në Teurat dhe Inxhil, dhe se ata që e dinin, por e fshehën këtë dhe vazhduan në mosbesimin e tyre dhe luftuan kundër profetit (salAllahu alejhi ue selem), ishin besimtar tek Allahu dhe eulija të Tij, vendbanimi i të cilëve është xheneti.

Ne u themi atyre: Mjerë për ju! Ju po e akuzoni Allahun (Azze ue Xhel) për gënjeshtër! Ai thotë:

“(Muhammedin), profetin arab të cilin e gjejnë të përshkruar te ata në Teurat dhe në Inxhil.” 7:157

“Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet.” 2:146

Atëherë ata na thanë: Kjo do të thotë se ata gjetën diçka në librat e tyre, kuptimin e të cilit ata nuk e kuptuan. E vetmja gjë që ata e njihnin ishte pamja e tij dhe se ai quhet Muhammed bin Abdilah bin Abdil-Mutalib, në të njëjtën mënyrë sikurse e njeh komshiun tënd dhe asgjë më shumë.??

Kjo është kufër i qartë dhe një shtrembërim i fjalëve të Allahut nga kuptimi i drejt i tyre.

Shpërndaje: