Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë i mohojnë cilësitë e Allahut

Imam Ebul-Fadhl Abas bin Mansur es-Saksaki (v. 683)

Burimi: el-Burhan, fq. 37-38

Përgatiti: www.perlatmusimane.com

Ibn Kulab dhe sekti i tij, kanë thënë se fjala e Allahut nuk dëgjohet dhe se Xhibrili nuk dëgjoi asgjë nga Allahu nga ajo që ai ia kumtoi të dërguarit të Tij. Ai gjithashtu tha se ajo që Ai ia kumtoi profetëve ishte thjesht një tregim për fjalët e Allahut, dhe se në to nuk ka urdhëresa, ndalesa, njoftime. Sepse këto gjëra mësohen prej Tij me anë të një mënyrë tjetër. Ai nuk ka asnjë fjalë, e as sure në Kuran, as ajete apo gjuhë. Çdo gjë është një gjë e vetme për të cilën shprehet.

Ky mendim u miratua nga Ebul Hasan el-Esh’ari dhe sekti i tij Esharij, që iu atribuohen atij. Ata janë të panumërt dhe të përhapur sot në shumë vende. Ata mashtrojnë masën e gjerë dhe injorantët, dhe të thonë se ata vetëm po e shpjegojnë Allahun të pastër nga mangësitë. Në fakt, ata vetëm se mohojnë cilësitë e Allahut – Allahu na ruajt nga besimi i tyre in keq.

Shpërndaje: