Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë kundërshtojnë rrugën e Selefëve

Imam Abdur-Rrahman bin Hasan Alush-Shejkh (v. 1285)

Burimi: ed-Durar es-Sanijjeh (3/210-211)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ky grup që i atribuohet Ebul-Hasan el-Esh’ariut, e përshkruajnë Zotin e krijesave me përshkrime të diçkaje që nuk ekziston dhe nuk ka jetë. Ata kanë shpifur ndaj Allahut. Ata kanë kundërshtuar Ehl-ul-Hak (pasuesit e së vërtetës), nga Selefët, imamët dhe pasuesit e tyre. Ata kanë kundërshtuar edhe njeriun të cilit ata iu atribuohen. Ebul-Hasan el-Esh’ari pohoi cilësitë e Allahut në mënyrë të qarta në librat e tij “el-Ibaneh” dhe “el-Makalat”. Ky grup pra ka devijuar nga e vërteta. Shejtanët e tyre bëjnë gjithçka për të tërhequr njerëzit nga rruga e Allahut. Ata mohojnë Teuhidin Uluhije (se vetëm Ai meriton të adhurohet) dhe lejojnë idhujtarinë, që nuk falet nga Allahu. Ata pra lejojnë që tjerë përveç Allahut të adhurohen, ndërsa njëkohësisht i mohojnë cilësitë e Allahut.

Imamët e Ehl-us-Sunnetit dhe pasuesit e tyre kanë libra të njohura në të cilat refuzojnë këtë dhe grupi mosbesimtarësh dhe kryeneçës. Në to, ata kanë shpaluar të gjitha dyshimet e tyre dhe kanë sqaruar të vërtetën në që gjendet në Librin e Allahut, në Sunnetin e dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem), tek Selefët dhe imamët e umetit.

Shpërndaje: