Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë nuk duhet të quhen Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/jahlyh_07.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i përkasin Esharitë Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit pasi që dëgjojë herë pas here që…

Përgjigje: Në mënyrë specifike ata nuk i përkasin Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ata dallojnë nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati në shumë çështje. Ata dallojnë prej tyre në lidhje me cilësitë e Allahut. Ata dallojnë prej tyre në aspektin e besimit, pasi që ata janë Murxhiah kur është fjala për besimin. Ata ndryshojnë nga ata në lidhje me burimet. Ata marrin besimet e tyre nga skolastika, logjika dhe parimet logjike. Pra, ata dallojnë nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Ata nuk duhet të quhen Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah. Ata duhet të quhen Eshairah. Ose më e saktë të thuhet Kulabijjeh. [Ebul-Hasan] el-Esh’ariu (rahimehullah) nuk ka të bëjë me ta asgjë. Është e gabuar që ata të asocijohen me të. Ata kanë besimin e Kulabive.

Shpërndaje: