“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Është e drejtë që burri të trashëgon dy herë më shumë se gruaja

Alameh Muhamed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)

Burimi: Nidham-ul-Usrah fi-Islam, fq. 43-44

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Misionarët e barazisë gjinore janë fokusuar në trashëgiminë e grave në Islam dhe arritën të devijojnë shumë gra muslimane të pakujdesshme. Ata e kanë bërë çështjen sikurse islami i jep përparësi burrit përpara gruas prandaj ai gjithashtu trashëgon dy herë më shumë se gruaja. Si kështu?

Përgjigja është se islami e lejon burrin të trashëgojë dy herë më shumë se sa gruaja me të drejtë. Kjo nuk do të thotë se burrat janë më të mirë se gratë në të gjitha çështjet. As nuk do të thotë se pozita e gruas është zhvleftësuar. Kjo ndajre e trashëgimisë është në fakt e drejtë dhe e paanshme.

Islami e urdhëron burrin që të furnizojë familjen e cila përbëhet nga gruaja dhe fëmijët e tij dhe të afërmit e tjerë në nevojë. Gruaja as nuk është e detyruar që të furnizojë veten e saj. Ajo nuk është e detyruar që të furnizojë burrin e saj edhe nëse ajo është më e pasur se ai. Dhe para se ajo të martohet është familja e saj e cila është e detyruar që ta furnizojë atë. A është e drejtë që gruaja e cila furnizohet të merr trashëgimi aq sa burri që e furnizon atë?

Unë mendoj se gruaja muslimane e drejtë përgjigjet para burrit se kjo nuk është e drejtë dhe se ndarja islame është e drejtë. Islami trajton si burrin ashtu edhe gruan me drejtësi, elhamduLilah.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram