Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Albani: ”Një ditë prej ditësh, në Universitet më pyeti një grua e cila ishte edhe mësimdhënëse aty, se një Doktor kishte debatuar me të në lidhje me ”Qëndrimin e Allahut mbi Arsh.” Duke thënë se ”Allahu është në çdo vend.”
Pasha Allahun, këtë bindje nuk do ta pranonte as ndonjë jobesimtarë. Këtë edhe e kam vërtetuar.
Një herë, isha duke udhëtuar prej Halebit në Idlib, dhe prej Idlibit në Latakia, që gjendet në perëndim të Sirisë. Me mua ishte njëri nga vëllezërit tanë emri i të cilit ishte Abdur-Rrahman Shelbi. Do të thotë, ishim duke shkuar në Latakia prej Idlibit.
E keni parasysh se, si evropianët e kanë një mënyrë për të udhëtuar me veturë falas. Çfarë bëjnë?”
Dëgjues: ”E quajnë stop (për t’i ndalur veturat)…”
Imam Albani: ”Nuk e di si e quajnë. Kur një person lypës, po qëndronte në rrugë, por në mënyrë moderne. Kurse unë isha duke ecur me veturën time së bashku me shokun tim, normalisht ndonjëherë shpejtonim, nuk e di ndoshta edhe shpejtonim së tepërmi gjithherë. Kur kaluam një pjesë të rrugës, e pamë një njeri i cili e ngriti gishtin (në shenjë për të na ndalur ne). Dhashë shenjë dhe u ndala. Para kësaj po i them Abdur-Rahmanit: Çfarë mendon ti, do ta marrim me vete pasi që makina është e zbrazët. E kthyem veturën prapa-sepse kishim ecur më tepër se ç’duhej. Burri ishte një Amerikan. Gruaja e tij qëndronte në këmbë pak më larg nga ai. Kur e ndaluam veturën ai i bëri me shenjë asaj që të afrohej. Unë i thash vëllait Abdur-Rahmanit se, tani do të jemi në rrugëtim së bashku me ta. Dhe do të bisedojmë për disa gjëra, pasi që e kuptuam se ata ishin të huaj. Kryesore, ata që të dy u futën në veturë dhe u nisëm. Shoku im, e dinte gjuhën angleze, ndërsa unë jo. Gjuhën që di ta flas është gjuha Shqipe. Unë i thash atij që, t’i pyes ata disa pyetje, deri kur arritëm në atë se: ”Çfarë ishte besimi i tyre në lidhje me qëndrimin e Allahut të Gjithëfuqishëm?”
Ai u përgjigj: ”Në çdo vend. Kjo ishte edhe bindja e Doktorit që e cekëm më herët. Por nuk është çudi që kjo të jetë bindja e ndonjë jobesimtari.
Ne vazhduam dialogun tonë, ndërsa Abdur-Rahmani përkthente atë që i thosha unë. Kur arritëm në Bejtul-Kasid (dhe e sqaruam atë që islami i vërtetë thotë), ai tha: ”Për Zotin, kjo që po e thua ka kuptim. Është e logjikshme që Allahu të jetë mbi të gjitha krijesat e Tij.”
Ai (Allahu) ka qenë edhe atëherë kur nuk ka pasur asnjë krijesë. Ndër tjerash, nuk ka pasur as kohë e as vend. Andaj si mund të themi se, Allahu është në çdo vend?!
Disa doktorë myslimanë, ende nuk e kanë kuptuar këtë besim të pastër; e as disa kërkues të dijes. Dhe në Universitetin e ”Az-har esh-Sherif” nëse do të flasësh për këtë gjë, do të debatojnë dhe do të konsiderojnë si të humbur në këtë çështje.
Atje nuk guxon të thuash:
”I Gjithëmëshirshmi (Allahu) qëndron mbi Fronin e Tij madhështorë (Arsh)”. 20:5″