Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Është e ndaluar për të ruajtur fotografitë, edhe më keq për t’i varur ato

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (150 B), min: 11.34

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në ditët e sotme shumë njerëz e marrin me lehtësi çështjen dhe zgjerohen tepër lidhur me fotografitë. Disa bëjnë fotografi për kujtim, të tjerët i varin ato. Ne do të donim të hedhni dritë mbi këtë çështje!

Përgjigje: Unë mendoj se është e ndaluar për të ruajtur fotografitë për kujtim. Sepse ato përfshihen nën fjalët e përgjithshme të profetit ﷺ:

“Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë ose qen.”

Është edhe më keq për t’i varur ato. Varja e fotografive shpie në nderimin e tyre. Prandaj, ju i shihni njerëzit që i nderojnë baballarët e tyre, vëllezërit dhe mësuesit, se si i varin fotot e tyre në dhomat e ndejës. Kjo është padyshim e ndaluar.

Por në qoftë se bënë foto për shkak të një nevoje si letërnjoftimi ose patenta e shoferit ose mendon se atij do t’i duhen në të ardhmen atëherë nuk ka të keqe.

Shpërndaje: