“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Është e ndaluar vrasja e jobesimtarëve jashtë luftës

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130109& 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka njerëz në vendin tonë që terrorizojnë dhe vrasin turistët e huaj, të cilët janë të siguruar. Ata thonë se e bëjnë këtë për të zbatuar Sheriatin e Allahut. Çfarë thoni në lidhje me këtë veprim?”

Përgjigje: “Sheriati i Allahut nuk ka të bëjë asgjë me këto veprime. Këto janë akte të ndyta. Nuk është e lejuar për t’i vepruar këto akte. Jobesimtari vritet vetëm në luftërat (në fushëbetejat) mes myslimanëve dhe jomyslimanëve. Mirëpo që myslimani ta vrasë jomyslimanin në ndonjë prej shteteve të myslimanëve, kjo padyshim është terrorizëm, krim dhe veprim në emër të Islamit. Kjo realisht nuk është prej fesë. Kushdo që bën veprime të tilla, duhet të ndëshkohet në mënyrë të rreptë. Kjo nuk konsiderohet si një vrasje që ka ndodhur për shkak të ndonjë grindjeje personale mes tyre, që të themi se nuk mbytet myslimani për jobesimtarin (ashtu siç ka ardhur në hadith).”

Shpërndaje: