Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://alfawzan.ws/node/1875
Data e fetvas: 14/4-1431 ose 29/3-2010
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ka nga ata (si Amër Khalid)1 që thonë se Iblisi nuk bëri kufër pasi që ai tha:
رَبِّ
”O Zot!”2
فَبِعِزَّتِكَ
“Pasha Madhërinë Tënde…”3
Pra ai pranoi madhërinë dhe pushtetin e Allahut.”
Përgjigje: ”Po, ai pranoi Teuhidin Rububijeh. Këtë e bëri Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi të cilët ishin kufarë dhe do të hyjnë në Xhehnem pasiqë ata mohuan Teuhidin Uluhije. Iblisi refuzoi ti nënshtrohet urdhërit të Zotit të tij. Ai nuk iu bind Zotit të tij dhe veproi me arrogancë:
إِبْلِيسَ أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ
“…ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.”4
Nuk mjafton me Teuhid Rububijeh dhe të thuash:
رَبِّ
”O Zot!”5
ose:
فَبِعِزَّتِكَ
“Pasha Madhërinë Tënde…”6
Kjo nuk është e mjaftueshme. Është një fatkeqësi në qoftë se vërtetë është dikush i cili thotë se Iblisi ishte mysliman. Kjo është një fatkeqësi.”
_________________________________________
1 Shih https://www.perlatmuslimane.com/?p=352
2 15:31
3 38:82
4 2:34
5 15:31
6 38:82