Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Është krenari të të quajnë ‘Vehabist’

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=120580

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Përse, të gjithë ata që thërrasin në Teuhid në çdo vend të botës, quhen ‘Vehabista’ që nga koha e Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehabit (rahimehullah)? Ky emërtim po i tremb shumë njerëz nga ata që thërrasin në Teuhid.

Përgjigje: Jo, kjo nuk mund t’i tremb ata. Elhamdulilah, ne jemi krenarë me këtë gjë.

Nëse ai i cili thërret në Teuhid quhet ‘Vehabist’, Si quhet ai i cili thërret në idhujtari (shirk), si e quajnë atë? E quajnë xhahil (injorant)?

Ne jemi krenarë për këtë, andaj le të na thonë ‘Vehabista’. Pra, ata vetë e dëshmojnë se thirrja Vehabiste është thirrje për në Teuhid.

Autori i ‘el-Lenxhes’ Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Nëse pasuesi i Ahmedit është Vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist

Kur thuhet Ahmedi, është fjala për të dërguarin (sal Allahu alejhi ue selem).

Po e përsëris edhe njëherë: Nëse pasuesi i Ahmedit është vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist.

Shpërndaje: