Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=153335
Data e fetvas: 17/9-1436 ose 4/7-2015
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A mund të paralajmëroni myslimanët kundër rrezikut të ISIS:it dhe t’u bësh thirrje atyre që të shmangen prej tyre dhe që të mos simpatizojnë ata?”
Përgjigje: ”Është e detyrueshme për të paralajmëruar kundër të gjitha grupeve të devijuara dhe që devijojnë nga metodologjia e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Është e detyrueshme për t’ua mësuar njerëzve metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Disa njerëz nuk kanë njohuri për metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Prandaj, ata besojnë se të gjithë janë në të saktën dhe nuk bëjnë dallim midis një bidatçiu dhe një Sunniu. Duhet mësuar metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe të pyetet në lidhje me të, në mënyrë që të kapesh për të dhe ta pasoshë atë.
Është e detyrueshme të qëndrohet së bashku me xhematin e myslimanëve dhe udhëheqësin e tyre, dhe sidomos kur ka fitne. Të kapurit për xhematin e myslimanëve dhe për të dëgjuar sundimtarin është rruga e saktë dhe e shpëtimit. Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
”Njerëzit e pyesnin të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen, nga frika e rënies në të. Unë i thashë: ”O i dërguari i Allahut! Kemi përjetuar periudhën pagane dhe të keqen, pas së cilës Allahu na dha këtë mirësi. A ka ndonjë të keqe pas kësaj mirësie?” Ai u përgjigj: ”Po.” Unë i thashë: ”A do të ketë ndonjë mirësi pas kësaj të keqe?” Ai tha: ”Po, por në të ka turbullira.” E pyeta: ”Cilia është turbullira saj?” Ai u përgjigj: ”Njerëzit të cilët ndjekin një rrugë të ndryshme nga rruga ime. Me disa vepra të tyre të mira pajtohesh, kurse të këqiat ua qorton.” Unë i thashë: ”A ka ndonjë të keqe pas kësaj mirësie?” Ai tha: ”Po, një sprovë e verbër dhe thirrësat për në dyert e Xhehnemit. Ata që i përgjigjen atyre, ata e hudhin në të. ”Unë i thashë: ”O i dërguari i Allahut! Na i përshkruaj ata?” Ai tha: ”Ata vijnë nga ne dhe flasin gjuhën tonë.” Unë e pyeta: ”Çfarë më urdhëron mua të bëjë në qoftë se unë i takojë ata?” Ai tha: ”Përmbaju xhematit mysliman dhe udhëheqësit të tyre.” Unë i thashë: ”Dhe në qoftë se ata nuk kanë as xhemat e as udhëheqës?” Ai tha: ”Qëndro largë nga të gjitha grupet edhe nëse ke nevojë që të mbahesh për një rrënje e pemës derisa të vdesësh.”1
Prandaj, mos ji me të devijuarit dhe kundërshtuesit, Pasuesit e Bidateve. Kurrë mos ji me ta! Shmangu prej tyre. Ji së bashku me udhëheqësin e myslimanëve dhe xhematin. Nëse ska as xhemat mysliman e as udhëheqës, ti duhet t’u shmangesh të gjitha sekteve dhe të jeshë i vetëm në Sunnet.
_______________________________________
1 Bukhari (3606) dhe Muslimi (1847).