Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është paraliza e gjumit e shkaktuar nga xhinët?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi:
https://www.youtube.com/watch?v=4MvQ22lOPhc

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Motra jonë thotë: Unë vuaj shumë për sëmundjen e ‘Jathuum’ (paralizë gjumi).

Dhe dëgjoj shumë njerëz që thonë se vuajnë shumë nga kjo sëmundje.

Cili është burimi i kësaj sëmundjeje? A është fizike, psikike apo është nga xhinët? Dhe cila është mënyra për të larguar atë?

Përgjigje: Unë nuk di asgjë të qartë në lidhje me këtë çështje, por unë këshilloj me përdorimin e mjekimeve të ligjshme, duke bërë dhikrin në kohën e gjumit.

Personi thotë dhikrin në kohën e gjumit.

“Ajetul Kursinë”.
Dhe ai reciton: Suren Felek dhe Nas

Dhe ai do të shpëtohet nëpërmjet kësaj, insha All-llahu.

Dhe ai thotë:

أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق

 “Kërkoj mbrojtje me fjalët e plota të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar.”

Ai thotë këtë tri herë në kohën e shtratit dhe gjatë pjesës së parë të natës.

Dhe Ai thotë:

بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم

“Në emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në qiell, Ai është që shumë dëgjon de di çdo gjë.”

Ai thotë këtë tri herë gjatë pjesës së parë të natës ose në kohën e shtratit.

E gjithë kjo është nga mjetet e mbrojtjes nga kjo Jathuum.

Dhe ka shumë të ngjarë – dhe Allahu e di më së miri – kjo është nga veprimet e Shejtanit.

Por ky dhikër dhe kërkimi i mbrojtës tek Allahu do ta largojë dhe ta parandalojë; dhe të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut.

Pyetje: Shejhu i nderuar, motra thotë se në vazhdimësi bën dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Shejh bin Baz: Kur ajo të përmbushë këtë, kjo e keqe do të largohet.

Kur ajo e përmbush këtë, me dije, me bindje dhe me sinqeritet; Allahu do ta ruajë atë nga kjo e keqe.

Shpërndaje: