Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ezanin apo tehijetul mesxhidin?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/202)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Para namazit të xhumasë, një burrë hyn në xhami ndërsa myezini është duke e thirrur ezanin e dytë. A duhet të përsërisë ezanin apo të falë dy rekate?

Përgjigje: Sipas dijetarëve, në këtë rast ai duhet të falë dy rekate dhe të mos merret me përsëritjen e ezanit. Kjo është për shkak se ai do ta dëgjojë predikimin e xhumasë. Dëgjimi i predikimit të xhumasë është obligim, ndërsa përsëritja e ezanit është e rekomenduar. Rekomandim nuk mund të bie ndesh me obligimin.

Shpërndaje: