“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Fakt i qartë lidhur me Hauarixhët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (51 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ata e përmendin në lidhje me Prijësin e besimtarëve Ali bin Ebi Talibin radijAllahu anhu, se si një njeri nga Hauarixhët i cili e luftoi Aliun… Ju e dini se së pari Hahuarixhët luftuan së bashku me Aliun kundër Muavijes radijAllahu anhu. Kur Aliu radijAllahu anhu ra dakord për vendimin për ti dhënë fund kësaj sprove, ata u kthyen kundër Aliut dhe bënë tekfir mbi Aliun dhe Muaviun. Hauarixhët bënë tekfir mbi të dyja palët. Ata lejuan derdhjen e gjakut të muslimanëve. Prandaj sprova e Hauarixhëve është një nga më të mëdhatë dhe një prej sprovave më të neveritshme. Prandaj ata veprojnë siç ka thënë Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!):

“Ata vrasin muslimanët, ndërsa i lënë të qetë idhujtarët.”

Ky është fakt i qartë. Nëse mendon rreth gjendjes së Hauarixhëve, e kupton se ky është fakt i qartë. Nëse ne marrim parasysh adhurimin të cilin e praktikojnë Hauarixhët për veten e tyre, t’i mendon se ata janë njerëzit më të përkryer. I dërguari salAllahu alejhi ue selem u tha shokëve të tij:

“Ju do ta nënvlerësoni namazin tuaj kur ata falen dhe leximin tuaj të Kuranit kur ata lexojnë…”

Kjo është në aspektin e leximit. Por i dërguari salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:

“Ata e lexojnë Kuranin pa kaluar leximi fytat e tyre…”

Allahu na ruajttë ne dhe ju nga kjo. O Allah fute besimin në zemrat tona dhe le të mbetet i qëndrueshëm në to!

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ata depërtojnë përtej Islamit siç depërton shigjeta përtej gjahut.” 1

Kur shigjeta godet gjahun depërton përtej tij shpejt. Pra, ata kështu dalin prej Islamit.

___________________________________

1 Muslimi (1/292).

Shpërndaje: