Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falet vetëm gjatë Ramazanit!

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=10823

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për ata që falen vetëm gjatë Ramazanit?

Përgjigje: Personi i tillë është kafir. I dërguari ka thënë:

العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر

“Dallimi në mes nesh (muslimanëve) dhe atyre (kufarëve) është namazi, ai që e braktis atë ka bërë kufër (mosbesim).”

Ai ka gjithashtu ka thënë:

بين الرجل وبين الكفر والشرك ترك الصلاة

“Mes njeriut, shirkut (idhujtarisë) dhe kufrit (mosbesimit) qëndron lënia e namazit”

Allahu thotë:

فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا

“Pas atyre erdhën brezni që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” 19:59

Ajo që ne mendojmë është se personi i tillë është kafir.

Shpërndaje: