“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e ikindisë 15min para se të ketë hyrë koha e namazit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=FVSMb0wYNv4

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ne jemi një grup i kolegëve që e kryejmë punën në ora 15:30, do tëthotë 15 min para se të hyjë koha e namazit të ikindisë, a është e lejuar për ne që ta thërrasim ezanin dhe të falemi me xhemat në vendin e faljes në punë?”

Përgjigje: ”Ata falen para se të ketë hyrë koha e namazit? Kjo nuk është e lejuar! Ata duhet të presin derisa të hyjë koha e namazit, pastaj le ta thërrasin ezanin dhe të falen, kështu duhet vepruar nëse xhamia1 është larg, nëse ajo nuk është largë, ata duhet të shkojnë në xhami.”

_________________________

1 Obligimi i shkuarjes në xhami vlen vetëm për meshkujt

Shpërndaje: