Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: “Tuhfetul-Muxhib” fq. 107
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ndonjëherë njerëzit e sjellin personin e vdekur, të cilit do t’ia falin xhenazen brenda xhamisë, kështu që së pari falin namazin farz, pastaj falin namazin e xhenazes. Cila është dispozita për këtë veprim?
Përgjigje: Unë nuk di diçka gjë e ndalon këtë gjë. Ndalesa është që të kthehesh drejt varreve, e jo të kthehesh në drejtim të të vdekurit. Disa njerëz erdhën me xhenazen e Sad bin Ebi Uekasit (radijAllahu anhu) tek Aishah (radijAllahu anha). Ajo ia fali atij namazin e xhenazes. Ndërsa, ﷺ ia fali namazin e xhenazes dy djemve të el-Bejdas në xhami. Andaj, unë nuk di diçka që e pengon këtë veprim. Kjo nuk e prish namazin.