Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e namazit në një xhami në të cilën ka varr

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (6)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13227

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Thotë: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Cili është gjykimi i faljes së namazit në një xhami ku përpara mihrabit të saj (xhamisë) gjendet një var i cili është afër me të, porse ai (varri) është jashtë xhamisë?”

Përgjigje: ”Nëse (varri) është i ndarë nga xhamia me anë të një rruge apo me një tokë që nuk është e lidhur me xhaminë, nuk ka problem të falesh në atë xhami.

Ndërsa nëse varri është i lidhur me xhaminë, nga cilado anë e saj dhe nuk gjendet midis tyre diçka që i ndan ato (xhaminë nga varri), nuk lejohet të falet namazi në këtë xhami, sepse ajo është një xhami që është ndërtuar mbi varr. Po!”

Shpërndaje: