Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Arkan-ul-Islam, fq. 359
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A lejohet falja e namazeve (rauatib) të humbura në rast se koha i ka kaluar?”
Përgjigje: ”Po, nëse ato nuk i fal për shkak të harresës apo të gjumit. Argument për këtë është fjala e përgjithshme e profetit sal Allahu alejhi ue selem:
”Kush fle në kohën e namazit apo harron, atëherë le ta fal atë në momentin kur ë zgjohet apo të kujtohet.” El-Bukhari (597) dhe Muslimi (316).
Përveç kësaj është transmetuar se Ummu Selemeh radija Allah anha ka thënë se profeti sal Allahu alejhi ue selem ishte shumë i zënë për të falur dy rekate pas Drekës, kështu që ai fali ato ata pas Ikindisë. El-Bukhari (1176) dhe Muslimi (834).
Por nëse personi e lë namazin me me qëllim deri në kohën e përfundimit, ai nuk duhet ta përsërisë. Namazet vullnetare kanë një kohë të kufizuar dhe adhurimi nuk pranohet nëse koha i ka ikur dhe ti e lë atë me qëllim.”