Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e 4 rekateve nafile me një dhe dy teslime

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/477)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

237 – Aliu (radijAllahu anh) ka thënë:

“Pasi që profeti ﷺ e fali sabahun, ai priti derisa dielli u ngrit në lindje – aq sa është i ngritur në kohën e ikindisë në perëndim. Pastaj ai i fali dy rekate1. Pastaj ai priti derisa dielli u ngrit në lindje aq sa ngritet pas drekës kah perëndmi. Pastaj ai fali katër rekate2, pastaj dhe katër rekate para drekës pasi dielli e kishte lënë zenitin, dy rekate pas drekës dhe katër para ikindisë. Në me të dy rekateve ai rëdronte selame për engjëjt, profetët dhe pasuesit e tyre besnik. Në fund, ipte selam.”

Transmetuar nga Ahmedi (650), djali i tij (1202), Tirmidhi (493), Nesai (1/139-140), Ibn Maxheh (1/354), Tajalisi (1/113-114 ), Bejhaki (2/273) dhe Tirmidhiu në “esh-Shama’il” (2/103-104) nga Shu’beh dhe të tjerët, nga Ebu Is’haku, nga Asim bin Dhamrah i cili ka thënë:

Hadithi dëshmon qartë se namazet nafile të ditës që janë nga katër rekate duhet falur me një selam të vetëm dhe se nuk jepet selam pas çdo dy rekateve. Përgjatë kësaj kjo duket se është në kundërshtim me fjalët e qarta të profetit ﷺ [nga Ibn Umeri]:

“Namazet (nafile) të natës dhe ditës janë dy nga dy.” 3

Ky hadith është autentik, siç e kam bërë të qartë në “Sahih Sunnen Ebi Davud” (1172) dhe “el-Haudh el-Maurud” (123).

Por me sa duket këto dy hadithe bashkohen në kuptimin, në mënyrë që hadithi i parë dëshmon se ky veprim (falja e katër rekateve me një selam) është i lejuar, ndërsa hadithi i Ibn Umerit tregon se çfarë është më e mirë, siç është rasti me namazet e natës të përbëra nga katër rekate – dhe Allahu e di më mirë.


1 Ky është namazi i duhasë.

2 Këto katër rekate faleshin pak para kohës së ndaluar.

3 Bejhaki (2/487). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (3832).

Shpërndaje: