Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja mbi ujë dhe baltë

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi 
Burimi: el-Mughni (2/323-324)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai që gjendet në ujë dhe baltë dhe është në gjendje të bëjë sexhde aty, pa u dëmtuar, është i detyruar që ta bëjë këtë.

Ebu Said tha:

“E pashë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke u larguar [nga namazi] me gjurmë të ujit dhe baltës në ballin e tij dhe në hundë.” Transmetuar nga el-Bukhari dhe Muslimi.

Fakti që ai mund të bëjë sexhde pa ndodhur ndonjë problem, kjo konsiderohet e detyrueshme. Ndërsa nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, dëmtohet apo ka dronë që duart dhe rrobat e tij do t’i ndotën nga balta dhe uji, është e lejuar që të falet në mjetin e transportit. Në këtë rast ai përkulet me kokën e tij kur bën sexhde. E njëjta gjë vlen edhe nëse ecë. Në këtë rast, gjithashtu përkulet me kokë kur bën sexhde. Është transmetuar se Enesi u falë mbi shtazën e tij sepse kishte shi dhe baltë në tokë. Të njëjtën gjë e bëri Xhabir bin Zejdi, dhe ky veprim u urdhërua nga Tavusi dhe Umarah bin Aziyjjeh.

Tirmidhiu ka thënë: “Ky veprim është kryer nga dijetarët dhe ky është mendimi i Is’hakut.”

Shpërndaje: