“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja me xhemat për personin që i vie erë e keqe

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (27)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20maji%20d%20-%2011%20-%201%20-%201436.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është era e keqe e trupit një arsye për të mos u falur me xhemat (në xhami)1?”

Përgjigje: “Po, nëse ajo i bezdis namaz falësit. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që ha hudhër ose qepë duhet të shmanget prej nesh ose ti shmanget xhamisë tonë dhe të qëndrojë në shtëpinë e tij.” 2

Nëse ai bezdisë namaz falësit, atij nuk i lejohet të shkojë për në namaz dhe ti bezdisë ata. Ai duhet të përpiqet që ta trajtojë erën e keqe, për shembull duke e mbuluar gojën ose të kërkojnë trajtim.”

___________________________________

1 Namazi me xhemat nuk është i obliguar për femrat

2 Bukhari (7359).

Shpërndaje: