Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” fetvaja nr: 1/4513
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi për tu falur prapa një imami i cili beson se varri i të vdekurit të mirë është i fuqishëm të sjellë dobi apo dëm?”
Përgjigje: “Nuk është e lejueshme të falesh pas tij dhe namazi prapa tij nuk është i vlefshëm. Kjo për shkak se besimi i tillë, është shirk i madh në Rubbijetin/Zotërimin e Allahut. E njëjta gjë është edhe në lutjen që i drejtohet atyre, kërkimin e ndihmës, të betuarit në ta dhe të sakrifikuarit për ta, etj. Pra, të gjitha këto janë shirk i madh.”