Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Burimi: ed-Durr en-Nadhid fi Ikhlas Kalimat-it-Teuhid, fq. 28
Përktheu: Valdet Gashi
Dije që fatkeqësia e madhe nuk është vetëm aplikimi i mjeteve (التوسل) dhe ndërmjetësimi tek Allahut nëpërmjet gjërave (jolegjitime), por besimi që shumë njerëz të thjeshtë dhe madje disa dijetarë e kanë për njerëzit e vdekur dhe njerëzit e devotshëm që jetojnë. Ata besojnë se ata janë në gjendje të bëjnë gjëra që mund të bëhen vetëm nga Allahu (azze ue xhel). Së fundi, gojët e tyre kanë thënë atë që zemrat e tyre e kishin zakon të fshihnin. Prandaj, ata ndonjëherë i adhurojnë ata karshi Allahut, ndonjëherë i adhorjnë vetëm ata. Ata i thërrasin emrat e tyre dhe i nderojnë ata sikur ata me të vërtetë mundë të sjellin dobi dhe dëmtojnë. Ata përulen më shumë para tyre se sa ata përulen para Zotit të tyre kur falen dhe luten. Nëse kjo nuk është idhujtari, unë nuk e di se çka është idhujtaria. Nëse ky nuk është mosbesim, nuk ka mosbesim në botë.