Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Felah Ibn Ismail

Felah Ibn Ismail

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Emri i tij:
Emri i tij është Ebu Muhammed, Felah Ibn Ismail Ibn Ahmed El-Mundekar.

I lindur: Në vitin 1950

Studimet e tij:
Qysh në moshën 26 vjeçare Shejkhu udhëtoi tek dijetarët për tia kushtuar dijes tërë kohën e tij. Para kësaj, ai ishte diplomuar nga Universiteti i Kuvajtit, dhe ka punuar si mësues i gjuhës angleze. Por dëshira e tij për të kërkuar dituri nga dijetarët ishte ajo që e shtyri që të braktis punën e tij dhe vendin e tij dhe të shkojë në Universitetin Islamik të Medinës në vitin 1976. Gjatë pesëmbëdhjetë viteve që pasuan, ai ka studiuar prej disa dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, ai morri mësim prej tyre në njohuri të ndryshme islame si në Akide, Fikh dhe parimet dhe rregullat e tij, Hadith dhe parimet e tij, gjuhën arabe, gramatikë dhe Texhuid dhe ai mori diplomën Master dhe diplomën e Doktoraturës nga Universiteti Islamik i Medines.

Shejku e përfundoi universitein me notat më të mira dhe pastaj vazhdoi për të marrë diplomën Master. Ai gjithashtu edhe në Master morri notën më të lartë për punimin e tij në librin Shu’ubul Iman i shkruar nga Imam El-Hafidh El-Bejhaki. Ai vazhdoi të marrë diplomën e Doktoraturës dhe morri notën më të lartë për punën e titulluar ”Lidhja midis Sufizmit dhe Shi’izmit”

Mësuesit e tij:

Mësuesit e tij janë të shumtë dhe ne po përmendim disa prej më të njohurve:

• Imam El-Alameh Abdul Aziz Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!), tek i cili ai lexoi ”Thelathetul Usul (tri parimet)” dhe ”Kitabut Teuhid.”

• Muhadithi i kohës sonë, Imam Muhammed Nasirud-in El-Albani (Allahu e mëshiroftë!) me të cilin ai kaloi shumë kohë.

• Shejkhul Alame, Imam Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!).

• Shejkh Dr. Salih Ibn Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!).

• Shejkhul Muhadith, Abdul Kadir Es-Sindi (Allahu e mëshiroftë!).

• Shejkhu dhe Muhadithi më i madh i Hixhazit; Dr. Hammad El-Ensari (Allahu e mëshiroftë!). Shejkh Felah mori shumë dije prej tij dhe kaloi shumë kohë me të. Ai lexoi dhe shqyrtoi Sahihun e Buhariut me të, si dhe shumë libra të tjera si:

El-Ibaneh të Ibn Battah,

En-Nubuuat të Shejkhul Islam Ibn Tejmijes,

Kitabut teuhid të Ibn Khuzejmes,

Kitab-ut-Teuhid të Muhamed ibn Abdul Vehabit,

Bulugul Meram të Ibn Haxher El-Eskelanit,

dhe libra në tefsir (shpjegimin e Kur’anit).

• Shejkh Dr Muhammed Eman El-Xhamij (Allahu e mëshiroftë!). Shejkh Falah mori shumë dije prej tij. Ai lexoi dhe shqyrtoi shumë libra me të, disa prej tyre janë:

– El-Kauaidul Muthla të Ibn Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!)

– Kitabut Teuhid të Muhammed Ibn Abdul Uehabit (Allahu e mëshiroftë!)

– Akijdetul Uasitij-jeh të Shejkhul Islam Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë!)

– Sherhul Akijdetut Tahauijjeh të ibn Ebil-Iz El-Hanefij (Allahu e mëshiroftë!).

Për më tepër, Shejkh Muhammed Eman El-Xhamij ishte mbikqyrës për të në punimin e tij për dilpomën Master.

• Shejkhul Alameh, Muhadithi i Medines, Abdul Muhsin Ibn Ham-mad El-Abbad, i cili ishte Kryetar në Universitetin Islamik të Medinës, dhe ende jep mësime në Xhaminë e Profetit salAllahu alejhi ue selem në Medine. Shejkh Felah lexoi Kitabush Sheriah të El-Axhurit dhe Shifa’ul Alil të Ibnul Kajimit. Gjithashtu Shejkh Abbadi ishte ai i cili i bëri oponencë gjatë leximit të tij për diplomën Master.

• Shejkhul Alameh Rebi Ibn Hadij El-Medkhalij, i cili është një nga dijetarët më të mëdhenj të sotëm në Arabinë Saudite dhe një nga specialistët më të shquar në njohuritë e hadithit, i cili tani jeton në Mekë. Shejkh Felah lexoi shpjegimin e Sahihul Muslimit të Imam Neveviut dhe Kitabul Ubudijjeh të Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes.

• Shejkhul Alameh Ali Ibn Nasir El-Fakihi. Lexoi tek ai mes tjerash edhe librat Kitabut Teuhid dhe Kitabul Iman, te dyja të Ibn Mendeh.

• Shejkhul Alameh Abdus Samed Ibn Muhamed (Allahu e mëshiroftë), i cili ishte një nga dijetarët më të mëdhenjë në lidhje me trashëgiminë Islame.

• Shejkhul Alameh Ubejd Ibn Abdil-lah El-Xhabirij, një nga dijetarët e sotëm të mëdhenj të Medines.

• Shejkh Dr Ali Ibn Abdur Rahman El-Hudhejfij, një nga dijetarët e Medines dhe Imam i Xhamisë së Profetit.

• Shejkhul Alameh Ahmed Ibn Tauit Et-Taxhi (Allahu e mëshiroftë!), njëri prej dijetarëve më të mëdhenj nga Maroku, i cili ishte kryetari i gjykatës në Taxhit në Marok gjatë pushtimit francez. Shejkhu mësoi tek ai mes tjerash Tefsir dhe gjuhën arabe.

• Shejkhul Alameh Alij Ibn Sinan (Allahu e mëshiroftë!), ai ishte një nga dijetarët e Medines, Shejkhu lexoi tek ai librin Katrun nida.

• Shejkhul Alameh i dituri në gjuhën arabe Ahmed Ibn Ma’lum Esh-Shenkitij (Allahu e mëshiroftë!) i cili ishte një nga dijetarët e gjuhës arabe në Medine.

Karakteri i mirë i Shejkhut:
Shejkhu është i njohur në mesin e dijetarëve dhe të studentëve për karakterin e tij të mirë dhe sjelljet e tij të mira. Ai është i njohur edhe për dëshirën e tij të fortë për të përfituar dhe për tu dhënë dobi të tjerëve, për përulësinë e tij me të rinjtë dhe për respektin e tij ndaj të moshuarëve. Për këtë arsye, ai ka fituar një pozitë të lartë dhe vlerësim në mesin e dijetarëve dhe të studentëve, dhe e gjithë lavdia i takon Allahut.

Ndër gjërat e qarta që sugjerojnë karakterin e tij të mirë është se ai gjithmonë u buzëqesh nxënësve kur ai u flet në mësimet e tyre edhe kur ai së bashku me ta hulumtojnë në çështje të ndryshme dhe madje edhe atëherë ai u flet atyre dhe u përgjigjet në pyetjet e tyre.

Dija e Shejkhut dhe rezultati i tij në davet:
Shejkhu ka marrë pjesë në disa seminare dhe aktivitete të ndryshme të gjitha në lidhje me përhapjen e Islamit në Kuvajt. Shumë studentë kanë përfituar prej tyre për shkak të dëshirës së tij të fortë për tua shpërndarë diturinë studentëve.

Ai ka marrë pjesë edhe në davet dhe në konferenca shkencore në Kuvajt dhe në vende të tjera në botë, në të cilat kishte një ndikim të madh në përhapjen e Islamit.

Shejkhu i ka kushtuar rëndësi të madhe përhapjes së dijes duke ua mësuar librat e Akides të Ehl us-Sunnetit dhe Xhematit.

Ndër librat që Shejkhu i ka dhënë mësim dhe akoma i jep mësim, janë:

Usuluth Thelatheh,

Keshfush Shubuhat,

Usulus Sit-teh,

Fet’hul Mexhid, Sherhul Akideh El-Uasitijjeh të Shejkh Salih El-Feuzanit (Allahu e ruajttë!) El-Fetava el-Hamauijeh,

Sherhul Akijdeh Et-Tahauijjeh të Ibn Abil-Iz,

Sherhus Sunneh të El-Berbeharit,

Esh-Sheriah të el-Axhurit,

El-Uddeh shpjegimi i librit El-Umdeh,

El-Arbe’in En-Nevevije.

Mënyra e Shejkhut në mësimdhënien e tij:
Shejkhu (Allahu e ruajttë!) ka një mënyrë shumë të veçantë të mësimdhënies dhe ndër të tjerash kjo e ka bërë atë të njohur për shkak të metodës së tij në mësimdhënie, disa prej tyre janë:

Ai i studion thellësisht çështjet e ndryshme që lidhen me Akiden duke përmendur thëniet e Selefëve dhe të Ehlus Sunnetit mbi këto çështje, ai gjithashtu e ka zakon të përmend edhe atë që Shejkhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në këto çështje.

Ai kthehet tek baza në çështje të ndryshme në Akide duke përmendur parimet e përgjithshme të metodologjisë Selefije në lidhje me Akiden që ka të bëj me Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

Ai i përmend deklaratat e besimeve të sekteve devijuese si të filozofëve, Xhehmive, Mutezilive, Esharive si dhe të Sufive dhe pastaj ai i refuzon këto pikëpamje me dëshmi nga Kur’ani, Sunneti, gjuha arabe dhe deklaratat e Selefëve dhe të Ehli-Sunnetit.

Shejkhu e ka zakon të përmend mendimet që mësuesit e tij i kanë përmendur në lidhje me Akiden.

Shejkhu është bërë përgjegjës për gjëra të ndryshme të rëndësishme që kan të bëjnë me dijen dhe davetin.

Ai ndër tjerash është mësues në Fakultetin e Sheriatit në Kuvajt dhe ai vazhdon të japë mësime në lidhje me temat që kanë të bëjnë me Akiden Islame dhe studentët përfitojnë shumë nga mësimet e tij.

Ai është në komisionin që është përgjegjës për vendosjen e programit mësimor në kuadër të Ministrisë së Arsimit.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në komitetin i cili ka vendosur programin mësimor dhe programin mësimor në disa lëndë Islame në ministrinë e arsimit në Kuvajt.

Shejkhu vazhdon të mësojë studentët dhe thirrësit në Islam në Kuvajt dhe jashtë Kuvajtit dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut.

Shpërndaje: