Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/83)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Fëmija im i vogël ka vendosur të agjërojë Ramazanin edhe pse agjërimi e dëmton atë dhe ndikon në shëndetin e tij për shkak të moshës së tij të re. A duhet ta urdhëroj që të mos agjërojë në mënyrë të ashpër?
Përgjigje: Nuk është e detyrueshme që fëmija të agjërojë në rast se nuk është i pjekur seksualisht. Ndërsa urdhërohet të agjërojë nëse mund ta bëjë këtë pa hasur në vështirësi. Sahabët -radijAllahu anhum- i urdhëronin fëmijët e tyre të agjëronin dhe nëse ata qanin nga uria, u jepnin lodra në mënyrë që t’i preokuponin ata.
Por nëse vërtetohet se agjërimi i bën dëm fëmijës, ai duhet të pengohet nga agjërimi. Nëse Allahu -subhanehu ue te ala- na ndaloi t’u japim para fëmijëve në mënyrë që ata të mos abuzojnë me to, kemi më shumë të drejtë t’i ndalojmë ata nga agjërimi nëse kjo e dëmton trupin e tyre. Megjithatë, nuk duhet të pengohen në një mënyrë të ashpër. Nuk është e përshtatshme të trajtohen fëmijët ashpër kur edukohen.