Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijët duhet të dinë si t’i refuzojnë dyshimet kufarëve e në lidhje me të dërguarin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan!

Burimi: Ligjërata: “Inna Kefejnaakel-Mustehziin”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ndiej shumë dhimbje dhe durimi ka marr fund pas asaj që kemi dëgjuar kohëve të fundit se si është fyer dhe ofenduar profeti ynë . Si t’i mësojmë nxënësit tanë dhe si duhet t’i këshillojmë ata?

Përgjigje: Është shenjë e mirë që jeni ndikuar nga ajo që është thënë kundër profetit . Kjo tregon për besimin tuaj (xhelozinë e mirë që keni për të).

Ju duhet t’i edukoni nxënësit në shkolla dhe fëmijët tuaj në shtëpi që të kenë dashuri për profetin dhe ta pasojnë atë në mësimet e tij me përpikëri. Ju duhet t’ua mësoni atyre sunnetin e tij dhe t’i edukoni sipas porosive që ai i jep. Ju duhet t’ua mësoni fëmijëve tuaj argumentet për t’i refuzuar këto dyshime. Kjo (refuzimi i dyshimeve) vjen me edukimin dhe arsimimin.

Teuhidi dhe akideja janë një pjesë e plan-programit tonë mësimor nëpër shkolla në xhami, institute të ndryshme të dijes dhe fakultete. Jepni rëndësi mësimit të këtyre gjërave, nxënies përmendësh dhe kuptimit të drejtë të gjërave. Vetëm kështu besimtari armatoset kundër munafikëve brenda shtetit dhe kufarëve jashtë shtetit. Pra, armatosuni me dituri të dobishme, argumentim të bazuar në sheriat të nxjerrë nga Kurani dhe sunneti i shëndoshë i profetit .

Shpërndaje: