Shejkh Abdus-Salam bin Abdilah es-Sulejman
Burimi: Tarbijet-ul-Eulad, fq. 9-10
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Fëmijët janë stoli e kësaj bote. Allahu i Madhëruar ka thënë:
”Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote…” 18:46
Fëmijët, gjithashtu janë sprovë. Allahu i Lartësuarka thënë:
”S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë…” 64:15
Ndërsa i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) përderisa ishte mbi minber duke folur, erdhën dy nipat e tij Hasani dhe Husejni. Ata ishin veshur me këmisha të kuqe, e kur i pa i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), zbriti nga minberi dhe i morri me vete në minber. Pastaj ai lexoi ajetin:
”S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë…” 64:15
Dhe tha: Unë i pashë këta dy djelmosha dhe nuk u durova pa zbritur poshtë dhe t’i bartë ata këtu lartë me mua.” Ebu Davudi (1109).
Fëmijët mund të bëjnë që prindërit të largohen nga bindja ndaj Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“O ju që besuat, mos t’u shmangin nga kujtimi i Allahut as pasuria e as fëmijët tuaj. E kushdo që e bën këtë, atëherë ata janë të humburit.” 63:9
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Fëmijët shkaktojnë frikë dhe koprraci.” Ahmedi (17562).
Frika do të thotë të mos shkosh në Xhihad nga frika për të vdekur.
Ndërsa koprraci, do të thotë që të mos japësh lëmoshë nga frika se ajo do të ndikojë në furnizimin e fëmijëve.