Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijët janë tek prindërit të cilët shikojnë televizionë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (21)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: Unë jam një djalosh i ri dhe kam fëmijë. Unë jetoj me prindërit e mi. Unë dua t’i edukoj fëmijët e mi si duhet. Megjithatë ka mëkate në këtë shtëpi siq është televizioni i cili gjithmonë është i ndezur. Televizioni është edhe tek vjehrri dhe vjehrra. Unë nuk e di se çfarë të veprojë. Unë jam i bindur ndaj prindërve. Ju e dinë se sa ndikon negativisht televizioni në edukimin e fëmijëve. Çfarë duhet të bëjmë?
 
Përgjigje: Këshillojë prindërit. Frikësojë ata me Allahun (azza ue xhel). Nëse bëhet mirë, qëllimi është arritur. Në qoftë se nuk bëhet mirë, ti duhet të ikësh nga aty nëse arrin të bëshë atë që fëmijët të mos edukohen me ato gjëra negative të cilat shfaqen në telivizion.
 

Shpërndaje: