Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijët nuk duhet të fyen

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun aled-Derb (31 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë pyes në lidhje me përgojimin ndaj fëmijëve, të cilët nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale. A mëkatojmë nëse ne i përgojojmë, duke pas parasysh se ata ndonjëherë shumë na zemërojnë?”

Përgjigje: “Përgojimi nënkupton kur dikush përmendet në një mënyrë që ai e urren dhe kur kjo ndodh në mungesën e tij. Ky është përgojim. Megjithatë, përgojim nuk është ta përmendësh një person në një mënyrë që ai e urren nëse ai është i pranishme aty, ngase kjo quhet shpifje.

Nuk duhet shpifur ndaj fëmijëve. Është detyrë që ta parandalosh veten nga ajo që është e ndaluar, pavarësisht nëse janë fjalë apo veprime. Ta ndalësh zemërimin, është prej etikës së lartë dhe veçanërisht në lidhje me fëmijët. Kur fëmijët shohin se ata trajtohen me zemërim dhe shpifje, ata mësohen me këtë dhe mendojnë se kjo është ajo çfarë duhet vepruar. Prandaj, ka mundësi që përgojimi ndaj tyre të jetë edhe më keq sesa ndaj të rriturve.”

Shpërndaje: