Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://ar.miraath.net/audio/3713/02
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa njerëz dërgojnë fëmijët e tyre për trajnim të karatesë dhe të arteve luftarake. Para së gjithash, kjo do të thotë se trajneri i detyron kundërshtarët që ti përkulen njëri-tjetrit si formë përshëndetje. Kështu fillon trajnimi. Cili është gjykimi i kësaj përshëndetje që është një kusht në këtë sport?”
Përgjigje: ”Së pari, të mësosh vetë-mbrojtje lejohet.
Së dyti, ajo nuk është e kufizuar në karate.
Së treti, nuk është e lejuar që të dërgoshë vajzat tek trajneri mashkull. Kjo është e ndaluar. A të shkoj vajza jote tek trajneri i cili e përqafon dhe e prek atë? Kjo nuk është e lejuar. Është në rregull që djali ta bëjë këtë, por jo vajza.
Lidhur me përkuljen, lejohet pjesmarrja nëse lejohet që të mos bëjë këto përkulje. kjo është në rregull në qoftë se pa të. Përndryshe, ai nuk duhet të shkojë aty për shkak se kjo përkulje nuk lejohet.”