Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmija i mitur nuk duhet të detyrohet me gjykimet e umrës/haxhit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (9 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua e bëri umren me djalin e saj të vogël. Pasi e përfunduan atë ajo harroi që t’ia shkurtojë flokët atij. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Unë mendoj se të miturit nuk duhet të detyrohen me asnjë prej gjykimeve të haxhit sepse ata nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Pena është ngritur nga tre persona; nga ai i cili është duke fjetur derisa të zgjohet, nga i çmenduri derisa të shërohet dhe nga fëmija derisa të arrijë moshën e pubertetit.”

Transmeton Ebu Daudi (4405) dhe Ahmedi (1362). Autentik sipas Albani në “el-Irua (2/5)”.

Fëmija që bën diçka të ndaluar ose braktisë diçka të detyrueshme në ihram nuk është i detyruar me asgjë sepse ai nuk është përgjegjës për veprimet e tij. Atij i lejohet edhe të dalë nga ihrami dhe të anulojë tërë ritualin nëse dëshiron sepse ai nuk është përgjegjës për veprimet e tij.

Shpërndaje: