Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: http://www.alalbany.net/fatawa_view.php?id=949
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi që femra të luaj valle në prani të femrave të tjera?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar një gjë e tillë, as në mesin e grave e as në mesin e burrave. Pra, as gratë me gra, e as burrat me burra nuk bën të luajnë valle ndërmjet vete.
Vallen e shoqërojnë shumë gjëra negative, që një mysliman duhet të jetë larg nga tyre. Pjesët e tyre të trupit shfaqen për njëra-tjetrën, gjë e cila nuk është e lejuar sipas Islamit.
Ajo çfarë lejohet veçanërisht nëpër dasma, është të kënduarit në mesin e tyre.
Kënga duhet të jetë e pastër dhe fisnike. Ajo nuk do të përmbajë fjalë të pamoralshme dhe të mos jetë prej këngëve të cilat i këndojnë fasikat dhe këngëtarët bashkëkohor. Kënga duhet të jetë e këndshme dhe me kuptim të mirë.
Ashtu siç ka ardhur në hadithin e Aishes (radija Allahu anha) kur e pyeti i Dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم-:
“Prej nga po vjen oj Aishe?”
Ajo tha: “Po vi prej një dasme të ensarëve.”
Ai tha: “A kënduat, sepse ensarët e donë të kënduarit?”
Ajo tha: “Çfarë të këndojmë o i Dërguar i Allahut?”
Ai tha: “Erdhëm erdhëm na mirëpritni ju mirëpresim
–A ka diçka të keqe në përmbajtje të saj? Nuk ka asgjë të keqe.
“Erdhëm erdhëm na mirëpritni ju mirëpresim.”
____________________________
Fjalë të pastra që nuk kanë asgjë të keqe. Nëse kënga përmban kuptim të ngjashëm, atëherë nuk ka asgjë të keqe.