Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: I’lamul-Mu’asiriin bi-Fetaua Ibn Uthejmin 169
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë njoh një vajzë, të cilën e kërkuan 2 kërkues për ta martuar. Vajza dhe nëna ishin të kënaqur me njërin prej tyre, ndërsa babai i saj ishte i kënaqur me tjetrin; pastaj lindi një mosmarrëveshje mes tyre. Pra cili prej kërkuesve të dorës së vajzës për martesë ka përparësi në këtë rast?
Përgjigje: Ai i cili ka përparësi është ai me të cilin vajza është e kënaqur. Pra, nëse vajza e zgjedh njërin, ndërsa babai ose nëna e zgjedhin tjetrin, atëherë e drejta e zgjedhjes i takon vajzës sepse ajo do të jetojë me të (burrin të cilin e zgjedh) – ajo do ta kalojë jetën me atë burrë.
Mirëpo, nëse ajo ka zgjedhur dikë që nuk është i mirë në fe dhe nuk ka edukatë të ngjashme me të, në këtë rast zgjedhja e sajë nuk merret parasysh – edhe nëse ajo refuzon zgjedhjen e babait të saj, (në të cilin rast) ajo do të mbetet e pa martuar deri sa dikush tjetër i përshtatshëm të paraqitet, sepse i dërguari ﷺ ka thënë:
“Nëse iu vjen dikush për martesë të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, atëherë jepjani për grua, e nëse nuk e bëni këtë do të ketë trazira në tokë dhe shkatërrim të madh.“
Transmeton Tirmidhi (1084), Ibn Maxheh (1967) dhe të tjerët. I mirë sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (1022)” dhe “el-Irua (1868).
Prandaj, nëse nëna dhe babai nuk pajtohen, atëherë duhet pritur deri kur të vjen rasti i përshtatshëm, të zgjedhin dikë tjetër për martesë, e pastaj çështja i lihet vajzës për të vendosur.