Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Min Akual Semahatish-Shejkh Abdul-Aziz bin Baz fid-Daueh, fq. 98-99.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ashtu siç është e nevojshme për burrat që të bëjnë davet, që të inkurajojnë në të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, kjo vlen gjithashtu edhe për gruan. Kjo është që sugjerojnë tekstet e Kuranit fisnik dhe sunneti i profetit Muhammed ﷺ dhe siç është shpjeguar nga dijetarët që nga kohët e hershme.
Prandaj duhet gruaja ashtu si burri në davet, të urdhëron në të mirë dhe të ndalon nga e keqja ashtu siç ka përcaktuar Sheriati. Ajo nuk duhet të ndikohet nga poshtërimet, talljet e njerëzve që i drejtohen asaj, shqetësimet ndaj saj që mundohen ta bëjnë atë të padurueshme në mënyrë që ajo ta braktis davetin. Në vend të kësaj, ajo duhet të jetë tolerante dhe e durueshme. Edhe nëse njerëzit do ta nënçmojnë ose të bëjnë shaka me të, ajo duhet të marrë parasysh virtytet e larta dhe të jetë shembull i mirë. Ajo duhet të mbulohet në prani të burrave të huaj dhe të qëndrojë larg nga përzierja me ta.
Kur ajo merret me davet, ajo duhet të jetë e kujdesshme dhe të qëndrojë larg nga ajo që është e ndaluar për të. Nëse ajo i bën davet burrave, ajo duhet të jetë e mbuluar ashtu siç duhet dhe pa u veçuar me ndonjë mashkull.
E nëse i bën davet grave, duhet të jetë e pajisur me urtësi të plotë, të jetë e drejtë dhe e sinqertë, të ketë karakter të pastër dhe sjellje të mirë, në mënyrë që të mos i thuhet: “Pse ju nuk filloni të ndryshoni vetën tuaj së pari?!”
Gruaja nuk duhet të bartë diçka që e zbukuron apo e bën më tërheqëse, e as nuk duhet të flasë duke u llastuar. Përkundrazi, ajo duhet të përqendrohet në davet, në atë formë që nuk e dëmton fenë apo reputacionin e saj.
Gruaja myslimane ka status të lartë në islam dhe duhet të ketë ndikim të madh në jetën e të gjithë shoqërisë myslimane. Nëse gruaja pason udhëzimin e Kuranit dhe sunnetit të profetit Muhammed ﷺ, ajo luan rolin kryesor në arsimimin dhe edukimin e një shoqërie të drejtë dhe të ndershme. Ngase, këto dy burime (Kurani dhe sunneti), i bëjnë të gjithë myslimanët që të ruhen nga devijimet e ndryshme dhe nga të larguarit prej të vërtetës. Devijimi dhe të larguarit nga e vërteta mes njerëzve ndodh vetëm pasi që ata të kenë devijuar nga rruga e Allahut dhe nga ajo që profetët dhe të dërguarit e Tij e kanë paraqitur.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Unë ua kam lënë juve dy gjëra; kurrë nuk do të devijoni përderisa i përmbaheni atyre: Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Tij.”
Trasmeton Imam Maliku. Autentik sipas Imam Albanit.
Pesha e femrës si nënë, grua, motër dhe vajzë, si dhe të drejtat e saj dhe obligimet e saj janë përmendur në Kur’anin Fisnik. Sunneti i profetit Muhammed ﷺ e qartëson në hollësi këtë çështje. Pasi e përjetoi takimin e parë me engjëllin Xhibril (alejhis-selam) në Hira, ishte qëndrimi unik i Hadixhes (radija Allahu anha) që kishte ndikimin më të madh në qetësimin e profetit ﷺ. Profeti Muhammed ﷺ shkoi tek ajo ndërsa ai dridhej dhe i tha asaj:
“Më mbulo! Më mbulo! Po frikësohem.”
Ajo tha: “Ji i lumtur! Allahu kurrë nuk do të dëmtojë ty. Ti je ai i cili i viziton të afërmit. Ai që gjithmonë flet të vërtetën. Ai që gjithmonë i ndihmon të gjithë njerëzve. Ti je ai që ju jep të varfërve, je bujar ndaj mysafirëve dhe i ndihmon ata nëse u ndodhë diçka.” Buhari & Muslimi.