Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Femra studente fotografohet për shkak të studimeve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet studentes femër që të fotografohet nëse universiteti kërkon këtë?

Përgjigje: Studentet femra, ose gratë në përgjithësi, nuk lejohet të fotografohen pasi që provokimet që mund të lindin nga to janë më të mëdha se ato burrave. Fotografia e saj do të përhapet dhe do të bie në duart e burrave. Prandaj kjo nuk i lejohet asaj. Nëse studimet e saj varen nga foto, unë mendoj se ajo duhet t’i braktis studimet pasi që ato nuk janë të detyrueshme.

Nëse ajo dinë fenë dhe është e kujdesshme ndaj namazit, kjo është e mjaftueshme. Fotot janë të ndaluara rreptësishtë dhe veçanërisht ato të grave për shkak të provokimeve. Nuk duhet vepruar ndalesa, vetëm për të studiuar diçka që nuk është e detyrueshme.

Shpërndaje: