“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Festimi i datëlindjeve dhe festave të nasarave (të krishterëve)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: https://www.binbaz.org.sa/noor/11155

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Vëllai ynë thotë: Është vërejtur se disa muslimanë marrin pjesë së bashku me të krishterët në festimet e datëlindjeve ose në krishtlindjet sikurse ata e quajnë atë; ai shpreson për disa udhëzime në lidhje me këtë.

Përgjigje: Nuk është e lejuar për burrat dhe gratë muslimane që të marrin pjesë në festimet e të krishterëve, jehudëve dhe të jomuslimanëve të tjerë. Në fakt, është e detyrueshme për të qëndruar larg prej tyre. 

Pasi që i dërguari ﷺ ka thënë:

مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ

“Ai që i ngjason një populli ai është prej tyre.”

I dërguari ﷺ na ka paralajmëruar që të mos u përngjasojmë atyre dhe sjelljes së tyre. Burrat dhe besimtaret duhet të qëndrojnë larg nga kjo. Nuk lejohet për ti ndihmuar ata në asnjë mënyrë që mbështet festat e tyre. Këto festa janë në kundërshtim me Sheriatin dhe kështu që nuk është e lejuar as pjesëmarrja në to, as bashkëpunimi me njerëzit e tyre apo madje as ti ndihmosh ata me çaj, kafe apo edhe enë gatimi.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate dhe në kalimin kufijve. Kini frikë dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” 5:2

Pra, pjesëmarrja me jobesimtarët në festat e tyre është një lloj i bashkëpunimit në mëkat dhe shkelje. Prandaj, është e detyrueshme për çdo mashkull dhe femër muslimane ta braktisë atë dhe nuk është i përket atij që ka logjikë që të mashtrohet nga njerëzit në veprimet e tyre. Është e detyrueshme të meditosh mbi legjislacionin e Islamit dhe atë që është sjellë dhe t’i përmbahemi urdhrit të Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe të mos shikojë drejt çështjeve të njerëzve. Shumica e njerëzve nuk e kanë në konsideratë legjislacionin e Allahut.

Siç ka thënë Allahu i Fuqishëm dhe i Madhërishëm:

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ

“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” 6:116

وَلَا تَقُولُوا لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَٰذَا حَلَالٌ وَهَٰذَا حَرَامٌ لِتَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ

“Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: ”Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim.” 16:116

Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

”Sado që të dëshirosh ti, shumica e njerëzve nuk do të besojnë.”  12:103

Pra, festat që kundërshtojnë legjislacionin, atëherë nuk është e lejueshme t’i pranosh ato edhe nëse njerëzit e bëjnë këtë.

Sepse besimtari i peshon veprat dhe fjalët e tij, dhe veprat dhe fjalët e njerëzve me Kuranin dhe Sunnetin; Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij ﷺ.

Ajo që përkon me të (Kuranin dhe Sunnetin) ose njërin prej tyre, atëherë ajo pranohet edhe nëse njerëzit e kanë braktisur atë.

Ajo që i kundërshton ato ose një prej tyre, atëherë ajo refuzohet edhe nëse njerëzit e bëjnë atë. Allahu na dhëntë sukses dhe na udhëzoftë.

Shpërndaje: